Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj 13 kompanive që dyshohet se i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit përmes skemave të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Kompanitë për të cilat po hetohet, kanë lëshuar fatura fiktive, duke mos kryer asnjë blerje dhe mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.
Për personat e përfshirë në skemën e mashtrimit, janë dhënë 13 masa sigurie arrest me burg dhe 4 masa detyrim paraqitje, ndërkohë që dyshohet se janë të përfshirë edhe disa punonjës të administratës.
Faturat fiktive nga skema e mashtrimit të kompanive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 11 milionë euro duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH afërsisht 3 mln euro.
Sipas prokurorisë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlerë, kanë ulur pagesën e TVSH-së mujore si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e Tatimit mbi Fitimin.
Subjektet bashkëpunonin me njëra-tjetrën dhe kanë konsumuar elementë të veprës penale skemë mashtriminë lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe bashkëpunimit.
Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekteve fiktive kanë kanë mundur të përfitojnë nga mospagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme duke shkaktuar një dëm financiar shtetit afro 3 milionë euro.
Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë përfshirë edhe funksionarë apo punonjës të administratës shtetëror, hetimet për të cilët vij
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews##Hetimet#Prokuroria
![](https://i.ytimg.com/vi/4wbMQx1dgDU/maxresdefault.jpg)