Kompania për prodhim të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Testimi, që do të kryhet në Australi, do të përfshijë 640 persona të rritur e të shëndetshëm të moshave 50-70 vjeç, të cilët ose kanë qenë të infektuar me koronavirus, ose kanë marrë ndonjë vaksinë kundër këtij virusi tetë javë para studimit. Pjesëmarrësit do të marrin një dozë të kombinuar nga vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit dhe ajo e gripit sezonal, bashkë me një përforcues vaksinash. “Kombinimi i këtyre dy vaksinave mund të rezultojë me më shumë efikasitet për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të krijojë nivele më të larta të mbrojtjes kundër COVID-19 dhe gripit sezonal me një regjim të vetëm”, ka thënë Gregory Glenn, president për Kërkime dhe Zhvillim në Novavax, përmes një deklarate. Novavax ka thënë në muajin maj se pret që kombinimi i këtyre dy vaksinave të jetë kritik në luftim të varianteve të koronavirusit. Në studimet para-klinike, vaksina e kombinuar ka ofruar përgjigje të mirë ndaj varianteve Alfa dhe Beta, si dhe ka ofruar mbrojtje kundër koronavirusit. Novavax pret që rezultatet e testimeve klinike t’i ketë të qasshme në pjesën e parë të vitit 2022.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Novavax#Vaksina#TopChannel
Ещё видео!