Ruben Saraiva, vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulajt sapo kishte mbërritur në Marok, pasi ishte larguar nga Greqia, kur u identifikua dhe u arrestua pranë aeroportit një ditë më parë.
Detaje të tjera janë zbuluar nga ndalimi i portugezit që dyshohet se në 19 prill ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se gjatë komunikimit me uniformat blu, Saraiva ka dorëzuar dokumentet me një identitet tjetër. Policia ka verifikuar se dokumentet ishin të falsifikuara dhe ka ndaluar portugezit, duke njoftuar më pas Interpol Tiranën.
Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Marokun, por nisur nga fakti që vrasësi nuk është shtetas maroken, shtetet mund ta kryejnë ekstradimin. Procesi mund të ndërlikohet vetëm nëse Saraiva kërkon azil.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin të datës 26 prill ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Katër të arrestuarit disa ditë më parë në Londër, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman, ndërsa Harry Simpson është ende në arrati. Ata ranë në pranga gjatë një operacioni të koordinuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Metropolitane angleze dhe agjencinë kundër krimit të organizuar, e njohur si FBI-ja angleze, NCA.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RubenSaraiva#ArdianNikulaj#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/57fDfG_Pndo/maxresdefault.jpg)