Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Filiali i KESH-it në rrethin e Durrësit, ka sekuestruar debitorët e tij të energjisë. Ndaj dhjetë subjekteve të cilët kishin shumë kohë që nuk paguanin faturat e energjisë, që kapnin shumën prej 15 milion lekësh të reja, ka ndërhyrë zyra e përmbarimit. E ndërsa sekuestrimet vazhdojnë nga përmbarimi, filiali i KESH-it në Durrës, ka lidhur rreth 180 kontrata të reja. Niveli i arkëtimeve është rritur në 80%, ndërkohë që vazhdojnë oraret e zgjatura të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Në qytetin e Fierit, policia tatimore ka nisur një valë të re aksioni, për mbledhjen e detyrimeve të pashlyera. 6 subjekteve u janë sekuestruar pije alkolike si edhe cigare pa pullë fiskale. Ndërsa janë ndëshkuar me gjoba rreth 60 subjekte të pa licencuara. Gjatë këtij aksioni, policia tatimore e Fierit është ndihmuar edhe nga kolegë të policive te tjera. Aksioni është përqendruar kryesish brenda në qytetin e Fierit dhe në Patos.
Ndërsa subjektet tregtare në Librazhd, të shitjeve, përpunimit të produkteve ushqimore dhe pijeve të ndryshme, prej disa ditësh janë nën kontrollin e rreptë të inspektoratit të ushqimit. Kontroll është bërë në fabrikat e pijeve alkolike, të birrës dhe bukës. Nga këto kontrolle janë sekuestruar mallra të skaduar dhe pije me etiketa false./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!