Fredi Beleri nuk është më zyrtarisht kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Një vit e gjysmë pas zhvillimit të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i heqë mandatin Belerit, duke hapur kështu rrugën për zgjedhje të reja. Beleri është dënuar me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO-së pasi u deklarua fajtor për shit-blerje votash. I pranishëm në seancën e mbajtur, Beleri u shpreh se ishte i ndërgjegjshëm se mandatin nuk e gëzonte më, por kërkoi që të bënte betimin dhe më pas të shkarkohej ashtu siç parashikohej në ligj. Po ashtu, propozoi që çështjen ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që rasti i tij të mos kthehej në precedent. Tashmë presidenti ka 45 ditë kohë për të caktuar një datë të re për zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë.
----------------------------------------------
- Web: [ Ссылка ]
- Facebook: [ Ссылка ]...
- Instagram: [ Ссылка ]...
- YouTube: / @zerimedia.2023
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.
E VËRTETA DUHET FITUAR
#zeri.ai
#zeri #lajmeshqip #aktualitet
![](https://i.ytimg.com/vi/5ADRYaWB9Gs/maxresdefault.jpg)