Muxhahedini 78-vjeçar Ali Mostashari e humbi jetën nga një arrest kardiak ditën e 20 Qershorit, kur policia zhvilloi aksionin në kampin e MEK.
Ky është përfundimi i ekzaminimeve të bëra nga Mjekësia Ligjore. Në raportin që Tv Klan e disponon ekskluzivisht, thuhet se vdekja i ka ardhur si pasojë problemeve në zemër, si dhe nga agravimi i organeve të tjera jetësore, për shkak të mostrajtimit mjekësor.
“Ndryshimet organore janë pasojë e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur viktima. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ali Mostashari ka qenë koronaroskleroza e avancuar me mekanizmin e infarktit të freskët të muskulit të zemrës.”
Sa i takon disa shenjave të konstatuara në trupin e viktimës, në raportin mjeko-ligjor thuhet se janë shkaktuar nga rënia në momentet e fundit të jetës.
“Dermishtjet e vërejtura në kokë, hundë dhe gjymtyrët e poshtme si edhe ekimozat e vërejtura në anën e djathtë të fytyrës me mundësinë më të madhe duhet të jenë shkaktuar si pasojë e rrëzimit në momentet e fundit të jetës.”
Ekspertët mjeko ligjorë kanë konkluduar se Ali Mostashari ka ndërruar jetë mes orës 10:00-12:00 të paradites së 20 Qershorit. Ekzaminimi i trupit të tij është bërë 8 deri 10 orë më pas.
Tv Klan
#muxhahedin #mek #autopsi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/5Fslq5G1Chw/maxresdefault.jpg)