#oranews #kolonje #masakraeboroves
Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen atë që tashmë njihet si masakra e Borovës në Kolonjë.
Rrafshuan fshatin dhe vranë 107 njerëz. Civilë të pafajshëm mes të cilëve edhe fëmijë në djep.
U vra motra e madhe. Kur e panë që qëlluan mbi djepin u hodh gjyshja dhe ra mbi të. Pastaj gjyshi, xhaxhai dhe vetë e ëma. Ishin pesë martirë që mbuluan një foshnje," thotë një banor.
Në 79 vjetorin e masakrës, viktimat dhe familjet e tyre janë nderuar me statusin e dëshmorit të atdheut.
"Ata morën vlerësimin moral, por mbi të gjitha kanë nevojë për vlerësimin dhe dinjitetin njerëzor," tha ai.
Borova u kthye në simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën II Botërore.
Në përkujtim të masakrës u ngrit memorial dhe një muze.
Por ndërsa historia nuk harrohet, banorët dhe vendi kanë mbetur jashtë vemëndjes.
"E kanë lënë në mëshirë të fatin. Ka 30 vite që nuk është vënë në dorë. Muzeumi nuk është bërë. Për 5 milion lekë të vjetra. Nuk janë bërë as sovatime asgjë prej gjëje," tha ai.
Në përvjetorin e 70-të mes banorëve të Borovës ishte edhe i biri i një prej ushtarëve nazistë që mori pjesë në krime
I ati ia kishte lënë amanet të kërkojnë falje për masakrën.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!