24 orët e fundit shënuan një tjetër rënie të numrit të viktimave nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën vetëm 2 persona të infektuar me Covid-19. Ata janë 2 qytetarë nga Tirana të moshave 65 dhe 89 vjeç. Shkon kështu në 2950 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.
Por nëse viktimat janë në rënie shqetësim mbetet numri i lartë i infektimeve të reja. Nga 3150 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 563 raste. 221 prej tyre u identifikuan në Tiranë që ndiqet më pas nga Fieri, Durrësi dhe Berati. Raste të reja ka gjithsesi në të gjithë vendin ku numërohen gjithsej 7894 të sëmurë aktivë.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. 24 orët e fundit shënuan 494 të shëruar duke e çuar numrin e tyre në mbi 177 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!