Pavarësisht dhimbjes së tmerrshme nga mijra jetë të humbura në Turqi, gjendja e shkaktuar nga tërmeti, po shfrytëzohet nga hajdutët, të cilët futen në banesat e shkatërruara dhe grabisin sende të ndryshme.
Duke mos marrë parasysh dhimbjen e shtetasve turq të cilët kanë humbur familjarët apo të afërmit e tyre në tragjedinë e 6 shkurtit, grabitësit kanë qenë të shumtë në numër.
Një video e publikuar nga mediat turke, ku shihet policia teksa dhunon hajdurët, pasi këta të fundit janë futur në një banesë për të grabitur, po bën xhiron e rrjetit.
Në momentin që policia ushtron dhunë fizike ndaj tyre, tre personat dëgjohen teksa shfaqin pendesë për veprën e kryer. Personat të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje, ndëshkohen me dhunë brutale.
Tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit, kanë shkaktuar mbi 41 mijë viktima deri më tani, në Turqi dhe në Siri.
Kërkimet ende nuk kanë mbaruar, ndërsa pritet që nga ora në orë, shifra të ndryshojë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Hajdutët#Turqi
![](https://i.ytimg.com/vi/5PIJfApCPBM/mqdefault.jpg)