Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje burgu nga jashte, gardian burgu, e burgosura e vetvrare Naile Jaupi.
Burgu 313 shfajëson autoritetet e tij si të pafajshëm për vetvrasjen e ndodhur dy ditë më parë në burgun e grave. E burgosura quhej Naile Jaupi. Drejtori i Burgjeve Xhaferraj tha se kur të burgosurit kryejnë nevojat e tyre personale, gardianët nuk kanë të drejtë të rrinë pranë tyre. Këto janë të parashikuara dhe nga konventa ndërkombëtare.
Kryegardiani shqiptar tha gjithashtu se ka kërkuar informacione të thellësishme nga gardianët e burgut 313 dhe nëse vërehen shkelje të rregullave do të merren dhe masat përkatëse. Por fakti që vetëvrasja është kryer jo në qeli por në tualetet e burgut, mund të çlirojë sadopak gardianët. Kujtojmë që Naile Jaupi vetëm një muaj më parë ka qënë një nga personazhet e edicioneve speciale të Tv Klan.
Gazetar : Eduart Frangaj
![](https://i.ytimg.com/vi/5_kJR324gVc/mqdefault.jpg)