Manjola dhe Sibora, nënë e bijë kanë ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” një njeri shumë të veccantë për to. Bëhet fjalë për mësuesen e ciklit fillor të Siborës, Almën e cila i ka ofruar Manjolës mbështetje të vazhdueshme në 5 vite.
Sicc rrëfeu në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Manjola ka tre fëmijë por djali i madh vuan nga autizmi dhe ajo i është përkushtuar kujdesit të tij. Sibora është krahu i saj i djathtë, por njëkohësisht mësuese Alma ka ndihmuar ato të dyja duke u kujdesur për vajzën.
Sapo ekrani përballë mësuese Almës shfaq imazhin e Manjolës dhe Siborës, reagimi i saj i parë është i beftë.
Alma: Vajza ime!
Ardit Gjebrea: Ka një mesazh për ju. Ta dëgjojmë?
Alma: Mezi pres.
Sibora: Zysh Alma!
Alma: Shpirt!
Sibora: Të falenderoj që ke qenë zysha ime këto 5 vite. Të falenderoj që ke qenë aty për mua kur unë s’kam qenë mirë, kur mami nuk mundej që të rrinte te koka ime. Të falenderoj për të gjitha ato mësime që më mësove dhe unë i kam akoma nëpër mend, me pak fjalë, ke qenë mësuesja më e mirë që dikush mund të kërkojë.
Alma: Shpirt!
Manjola: Alma, të të them motër… është shumë pak. Faleminderit për gjithccka! Po i bie shkurt se e sheh që nuk mundem. Nuk mundem më të flas. Ti e di shumë mirë. Ke qenë vërtet një nënë e dytë për Siborën, por edhe një krah im shumë ndihmës që më ke dhënë, për atë që unë po të vija po të ndiqja Siborën do lija një terapi të Antonios pa bërë, ti këtë e di shumë mirë. Të falenderoj pa masë! Zoti qoftë me ty! E bekuar!
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!