Nje emision nga Blendi Fevziu
Disa pamje bardhë e zi dhe disa kronika kanë rikthyer në vëmendje një personazh disi të panjohur për një pjesë të madhe të shqiptarëve.
Bëhet fjalë për Ahmet Zogun, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, gjysmës së parë të shekullit XX, një nga figurat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Ai është një nga ato njerëz që ka ndikuar historinë shqiptare që nga viti 1913 dhe deri të paktën në vitet 1943-44 kur komunistët dhe regjimi që ata instaluan mori në dorë frenat e pushtetit në Shqipëri. Figura e tij për shumë kohë ka qenë enigmatike dhe e ndaluar në Shqipëri. Në vitet e komunizmit askush nuk pati mundësi të shihte figurën e tij, nuk ekzistonte asnjë foto e tij dhe asnjë kronikë nuk transmetohej.
Përmes emisionit “Opinion” realizuar në datë 13.05.2004 gazetari Blendi Fevziu për herë të parë hedh dritë mbi figurën e Ahmet Zogut.
Emisioni do të jetë i ndarë në tre episode dhe do të trajtojë fillimet e karrierës së tij politike dhe deri në ditën që ai vdiq në Paros të Francës.
“Opinion” shfaqi për herë të parë pamje të cilat i kishin marrë nga arkivat Italiane dhe Franceze.
Ещё видео!