Autori e mori subjekin e romanit nga hasmeria midis fiseve Manuka dhe Mera ne fshatrat Arapi i Poshtëm dhe Lishani i Poshtëm.Shënimet e një prej pjesëtarëve të familjes Mera,mbi historinë e hasmërise ndërmjet dy fiseve shërbyen si indicie për krijimin e veprës dhe më pas të filmit,i cili e ngre gjithë fabulën e tij mbi një top të artilierisë së lehtë i gjetur pas rënies së Italisë fashiste dhe qëllimi kryesor i përdorimit të tij ishte hakmarrja ndaj shtëpisë "kundërshtare". Në film Mato Gruda jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi.Mato ka fshehur topin e artilierisë të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit,madje ka marrë në shtëpi si rob edhe një italian që e thërret Agush,i cili i mëson përdorimin e topit.
![](https://s2.save4k.ru/pic/5kZM6tsqBB0/maxresdefault.jpg)