Qytetarët dhe bizneset po i drejtohen çdo ditë e më shumë kredive në banka, për të mbuluar shpenzimet e tyre. Në 218 faqe raport, Banka e Shqipërisë ka depozituar në Kuvend, një panoramë të plotë të situatës ekonomike në vend, ku bien në sy fitime rekord në sektorin bankar për shkak të kredive të qytetarëve.
Vëllimi i kredisë për sektorin privat u rrit mesatarisht me 8.4 për qind gjatë vitit 2021, duke shënuar normën më të lartë të rritjes që prej vitit 2012. Ndërkohë në harkun e tre muajve të parë të këtij viti, bankat kanë arkëtuar plot 12.1 miliardë lekë vetëm nga interesat e kredive.
Në raportin e Bankës së Shqipërisë, spikat fakti se bizneset i kanë përdorur kreditë kryesisht për të mbuluar nevojat për likuiditet. Pra vëllimi i lartë i kredive nuk ka rezultuar në shtim të investimeve, por po jep sinjalet se bizneset nuk po arrijnë të sigurojnë fitim. Ndërkohë qytetarët kanë marrë kredi kryesisht për të blerë shtëpi. Madje, kredia hipotekare rezulton segmenti qëka dhënë kontributin më të lartë në fitimin e sektorit bankar.
Pjesën më të madhe të fitimit, Bankat e investojnë në letrat me vlerë të qeverisë, pasi konsiderohet si një investim pa risk dhe me fitim të garantuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kreditë#Bankat#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/5n8Ec8IZjN0/maxresdefault.jpg)