Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka ngritur në këmbë ushtrinë, pas tensioneve të regjistruara në veri të Kosovës, ku policia liroi nga protestuesit serbë godinat e tre komunave me shumicë serbe.
Vuçiç, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Serbisë ka urdhëruar ministrinë e mbrojtjes dhe shtabin e përgjithshëm të ushtrisë që të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.
Urdhri është përcjellë në bazë dhe ai u konfirmuar për mediat serbe edhe nga ministria e brendshme. Përveç gatishmërisë, Vuçiç në të njëjtin urdhër kërkon përqëndrim të madh trupash e mjetesh në kufirin me Kosovën.
Urdhri arsyetohet me gjoja dhunën e Albin Kurtit ndaj qytetarëve serbë në veri të Kosovës, gjatë marrjes së zyrave nga tre kryetarët e rinj të komunave në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Një urdhër të ngjashëm, Aleksandër Vuçiç e ka dhënë sa herë që tensionohet situata në veri të Kosovës, ku rasti i fundit ishte nisja e zbatimit të marrëveshjes për target nga ana e Prishtinës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/5pYDWw-gHL4/maxresdefault.jpg)