Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka quajtur “gënjeshtar kronik” presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se djali i tij, Danilo, u ndalua vetëm një herë nga Policia e Kosovës.
Vuçic ka dje deklaruar se djali i tij u ndalua nga autoritetet e Kosovës tre herë, teksa mori pjesë në festën e Vidovanit në Graçanicë. Megjithatë, kjo u mohua nga Sveçla.
Ministri i Brendshëm në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë të enjten, u shpreh se Policia ka kërkuar nga djali i Vuçicit gjatë ndalimit ta heqë bluzën provokative që e kishte veshur, iu kontrollua vetura dhe më pas u la i lirë për t’u larguar drejt Serbisë.
Sveçla ka bërë të ditur se djali i Vuçiqit ka hyrë përmes pikës kufitare të Merdares, dhe eskortës së tij, sipas ministrit, nuk i është gjetur asgjë e dyshimtë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sveçla#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/5qr-PqSWwhw/maxresdefault.jpg)