Ky është momenti kur qytetarë të Elbasanit largohen të frikësuar nga përplasja me armë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, personi që shihni në këtë foto dhe ku u plagosen 4 persona të tjerë, mes tyre edhe Xhensila Sota, punonjësja e policisë që shihni në këtë foto.
Të plagosurit e tjerë janë Pavlo Vuksani 50 vjeç, Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Eltjon Bodinaku 32 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të kësaj të mërkure, kur makina ku udhëtonin Pjerin Xhuvani, dhëndri i tij Elton Bodinaku dhe Kelmend Xhaferri është ndaluar nga 3 furgona që drejtoheshin nga disa persona, pjesë e shtabit të Partisë Demokratike. Dyshimet ishin se Xhuvani dhe të tjerët shpërndanin para dhe blinin karta identiteti nga qytetarët.
Ndërsa ishin në pritje të policisë, mes palëve janë ndezur gjakrat dhe kanë nxjerrë armët.
Ky është trupi i pajetë i Pjerin Xhuvanit pak momente pasi u qëllua me breshëri armësh në lagjen 5 Maji.
Sipas policisë, autori i krimit është Arbër Paplekaj, një ish-punonjës policie, i cili u arrestua pas ngjarjes. Në kërkim është shpallur edhe Kelmend Xhaferri, që dyshohet se ka qëlluar me armë duke lënë të plagosur Pavlo Vuksanin dhe Emiljano Prengën.
I arrestuar pak minuta pas krimit, Papleka tha në polici se kishte qëlluar për vetëmbrojtje. “Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar, por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.
Të plagosurit e tjerë janë spital, ku po marrin ndihmën e parë, ndërkohë që mësohet Eltjon Bodinaku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Xhuvani me profesion mjek është një emër i njohur për opinionin publik. Ai më parë ka qenë kryetar i LSI-së në Elbasan si dhe kandidat për deputet i kësaj force në zgjedhjet e 2013. Ai ka mbajtur gjithashtu edhe poste të larta drejtuese në administratën lokale në Elbasan, ish-Drejtor i Spitalit Psikiatrik dhe ish-Drejtor Rajonal i Fondit të Barnave të Rimbursueshme.
Për herë të fundit ai u pa publikisht në përlasjen që ndodhi gjatë ditës së verës në qytetin e Elbasanit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/5u6sUjkeneA/mqdefault.jpg)