Arben Cara ishte mbi rrënojat e Vilës Palma në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Kur mbërriti atje mësoi se mbi rrënoja ishin edhe familjarët e tij.
Arben Cara rrëfen për "ABC News” se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij që gjeti të vdekur nën rrënoja por në misionin e zjarrfikësit, të gjithë i sheh njësoj, me të njëjtën dhimbje e me të njëjtin përkushtim për t’i shpëtuar.
Dora e ftohtë akull si e një nënë, e hedhur mbi trupin e pajetë të vajzës 7-vjeçare, është skena që kurrë nuk do t’i hiqet nga mëndja Arben Carës.
“Kemi përjetuar një shok të rëndë, pasi fëmija 7 vjec u gjend në krahët enjeriut të vet, dukej sikur e mbronte. Në ato momente kishim një përjetim të thellë”, thotë ai.
Ka 15 vite që punon zjarrëfikës, në luftë me flakë, përmbytje, termete e situate të tjera të ngjashme…. papushim në betejë për të shpëtuar jetë njerzish, por ky fundnëntori e ka goditur si kurrë më parë.
Mëngjesin e 26 nëntorit, pas goditjes së parë të termetit, Arbeni ishte duke drejtuar operacionin e shpëtimit te vila palma, atje ku u shpëtua Klajdi 25 vjeçar por u nxor nga rrënojat i vdekur, gjyshi i tij.
Ishte atje në krye të atij operacioni kur kolegët e tij e lajmëruan dhe drejtuesit e urdhëruan që të niset drejt thumanës, sepse atje ishin nën rrënoja familjarët e tij.
“Fillimisht jam nisur për në Durrës, pasi morëm kontakt me Drejtorin e Zjarrëfikëseve në Durrës ku na ka nisur urgjent te hotel palma. Kemi operuar fillimisht te hotel palma duke nxjerrë trupat e një familjejë dhe më pas jam informuar që në Thumanë kishte ndodhur tjetër tragjedi si pasojë e tërmetit. Më kanë dhënë leje dhe urdhëruar të nisem drejt Thumanës për të shkuar në një ekip shpëtimi për të ndihmuar në Thumanë”.
Kur gjendet në situate të tilla, e ku i duhet që poshtë rrënojave të kërkojë me shpresë për njerëz me jete, për Arben Carën janë të gjithë njësoj si familja e tij. Megjithatë, duhet të ketë qën shumë e vështirë sepse nën ato rrënoja të pallatit të shembur në Thumanë, Arben Cara gjeti të pajetë shtatë familjarë të tij.
“Për mua është një humbje shumë e madhe dhe dhimbja është e pakufishme por nuk ka qenë qëllim për të nxjerrë trupat e familjes Cara. Kryesorja ishte të nxirrnim perdsonat gjallë që ne komunikonim”.
Lindita ishte një prej familjarëve të tij, që u shpëtua nga rrënojat
Megjith dhimbjen për familjarët e tij e gjtihë viktimat që u gjentën nëpër rrënoja, Arben Cara është i vendosur të vazhdojë me përkushtim për ta përballuar situatënm duke shpresuar sërish që poshtë rrënojave të gjenden shënja jete./abcnews.al
www.abcnews.al
![](https://i.ytimg.com/vi/61zx6g-1tAs/maxresdefault.jpg)