Ky është momenti kur policia shqiptare dorëzon tek pala greke, Spartak Dyrmishin, 45-vjeçarin nga Vlora. Ai kërkohej nga autoritetet greke për përdhunimin e një gruaje dhe tentativë përdhunimi për një tjetër.
Dyrmishi u vu në pranga në orët e vona të mbrëmjes të hënën në Vlorë. Pas arrestimit, policia njoftoi se Dyrmishi ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar tek policia greke. Për këtë arsye në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Dyrmishi i është dorëzuar policisë greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
Spartak Dyrmishi u identifikua nga policia greke si autor i përdhunimit të një gruaje në Athinë të dielën e kaluar dhe një tentative tjetër për përdhunim. Ai akuzohet se abuzoi seksualisht me një 34-vjeçare, të cilën nën kërcënimin e thikës e mori nga stacioni i autobusit ku ajo po priste dhe abuzoi me të disa metra më larg.
Po atë natë ai tentoi të përdhunonte dhe një vajzë tjetër 24-vjeçare, të cilës iu fut në makinë. Por e reja gjeti mundësinë të ndalonte përpara një lokali dhe kërkoi ndihmë. 45-vjeçari shqiptar u largua. Ai u identifikua përmes gjurmëve të ADN-së dhe një tatuazhi.
Sipas mediave greke, 45-vjeçari ka qenë person problematik pasi konsumonte alkool dhe dhunonte edhe nënën e tij. Kjo e fundit, e cila jeton në Athinë, foli për mediat greke dhe e mohoi atë si djalë, duke konfirmuar se i biri pinte alkool dhe e dhunonte.
Njëkohësisht, policia greke po hap edhe dosje të vjetra pasi nuk përjashton mundësinë që 45-vjeçari shqiptar të jetë autor edhe i krimeve të tjera që kanë të bëjnë me sulmet ndaj personave të tjerë. /tvklan.al
#akuza #shqiperi
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/65GevehOgn8/mqdefault.jpg)