Një sulm ajror izraelit ka vrarë 30 palestinezë të strehuar në tenda jashtë një shkolle në qytetin Abassan, pranë Khan Younis në Gazën jugore.
Ky është sulmi i katërt izraelit që godet një ndërtesë shkolle që përdoret si strehë në Gaza në katër ditë dhe vjen pasi Izraeli lëshoi urdhra të reja evakuimi masiv për pjesë të ndryshme të Khan Younis, duke detyruar mijëra njerëz të largohen.
Zyrtarët palestinezë thanë ky sulm ajror i Izraelit në jug të Gazës vrau të paktën 30 njerëz. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.
Ushtria izraelite tha se po i analizon të gjitha raportet për dëmtimin e civilëve. Ushtria tha se incidenti nddhi gjatë sulmit ndaj një luftëtari të Hamasit, i cili ka marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit në Izrael.
Hamasi ka sulmuar Izraelin tetrin e kaluar, duke vrarë mbi 1 200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë. Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë, zonë kjo e kontrolluar nga Hamasi. Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz janë vrarë që prej ditës ur ka nisur lufta.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Izrael#Gaza
![](https://i.ytimg.com/vi/67S4-Mdt32o/maxresdefault.jpg)