Elbasan | Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe me Sektorin Operacional në DVP Elbasan.
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një armë e ftohtë (thikë). Vihet në pranga 46-vjeçari që i mbante në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe me Sektorin Operacional në DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K. R., 46 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. R., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një armë të ftohtë (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/67TzObVX-po/maxresdefault.jpg)