Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, disa ditë pasi zhvilloi bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, për një marrëveshje të mundshme të paqes në Ukrainë, që zemëroi disa udhëheqës të Bashkimit Evropian. Sipas medias shtetërore kineze, Orban dhe Xi u takuan në Pekin në një prej rezidencave presidenciale. Kina, që ka raporte të ngushta me Rusinë, ka promovuar një plan të saj të paqes me gjashtë pika, ndërkaq Orban ka nisur një “mision për paqe”, pasi vendi i tij mori udhëheqjen e Presidencës së BE-së në fillim të këtij muaji. “Misioni i Paqes 3.0”, shkroi Orban në platformën X pasi mbërriti në Pekin. Vizita e liderit hungarez në Kinë realizohet pasi ai u takua në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por po ashtu ai realizoi një vizitë në Kremlin, që nxiti reagime të ashpra nga aleatët e tij. “Kina është një fuqi kyçe në krijimin e kushteve për paqe në luftën Rusi-Ukrainë”, shkroi Orban në X, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ai po takohej me presidentin Xi vetëm dy muaj pasi udhëheqësi kinez vizitoi Budapestin. “Ne e çmojmë shumë nismën tuaj të paqes në lidhje me konfliktin në fqinjin e Hungarisë”, citohet të ketë thënë Orban në takimin me presidentin kinez. “Është shumë e rëndësishme për hungarezët që Kina të nxisë paqen në botë”, tha Orban. Lideri kinez ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka mbështetur Putinin në aspektin diplomatik. Media shtetërore kineze, citoi Xi Jinping të thotë se “komuniteti ndërkombëtar duhet të krijojë kushte dhe të ofrojë ndihmë për të dyja palët që të rinisin dialogun e drejtpërdrejtë dhe negociatat”. “Vetëm kur të gjitha fuqitë e mëdha shfaqin energji pozitive e jo negative mund të arrihet një armëpushim në këtë konflikt”, tha Xi Jinping.
Kryeministri hungarez është kritik i ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe është udhëheqësi evropian që ka raportet më të mira me Xi Jinping dhe Putinin. Vizita e tij në Kinë vjen disa ditë para se të mbahet samiti i NATO-s në Uashington, ku do të trajtohet çështja e ofrimit të mëtejmë të ndihmës për Ukrainën.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukraina#China
![](https://i.ytimg.com/vi/67dPF4pgyF8/maxresdefault.jpg)