Kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, iu dha lamtumira e fundit me homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet, me praninë e mijëra qytetarëve, politikanëve, njerëz të artit e kulturës. Por në këtë ditë të vështirë për familjen Kadare, nuk mungoi botuesi i mjeshtrit të penës, Bujar Hudhri. Në një prononcim për mediet, ai tregoi momentet e fundit të shkrimtarit Kadare, nga I cili nuk u nda asnjë ditë duke e shoqëruar çdo ditë në kafet e tij. Hudhri kritikon ambulancën që e shoqëroi në spital, sipas të cilit ajo nuk kishte impiante për t’I ardhur në ndihmë të sëmurit.
Ishte moment dramatik kur më lajmëruan. Kur e pashë të shtrirë në atë korridor, ku kishte qenë shumë herë dhe e shikojë gjithmonë në këmbë, i qeshur, solid dhe dukej sikur s’do ikte kurrë nga kjo botë. E morëm në ashensor, ishte në gjendje gati i ngrirë. Hipëm në ambulancë, shume thjeshtë, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit, mezi kemi carë rrugët e Tiranës, ku megjithëse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën.
Ndërkohë Bujar Hudhri paralajmëroi edhe për copëza të tjera të papublikuara të Kadaresë, që I cilësoi xhevahire, por që sipas tij tashmë e drejta për publikim I ka kaluar bashkëshortes dhe dy vajzave të shkrimtarit Ismail Kadare.
“Ajo që unë mendoj se ka lënë ishte diçka që ka nisur tek kafe Rostan, një kapitull që quhet ‘Mozaikale’ aty janë disa tekste të shkurtra, si xhevahire, brilante”.
Ismail Kadare u shua në moshën 88-vjeçare si pasojë e një ataku respirator.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ambulanca#IsmailKadare
![](https://i.ytimg.com/vi/6A-qC4Jt92U/maxresdefault.jpg)