Ne kete video qellimisht disa pyetje jane plotesuar gabim ne menyre qe shikuesi te jete i vemendshem ne pyetjet qe shfaqen.
Keto jane pyetje qe bien ne provimin e patentes. Pegjigjet jane me: Sakte ose Gabim.
Kategoria: A1,A2,B1,B
1. Sinjali në figurë paralajmëron një pjesë rruge me fushëpamje të kufizuar.
2. Paneli me 1 vijë të kuqe në figurë, tregon se në largësinë 50 metër ndodhet një kalim në nivel apo urë e lëvizshme.
3. Sinjali në figurë paralajmëron një rrugë vetëm për kamionët, ndërsa autoveturat ndalohet të kalojnë.
4. Sinjali në figurë paralajmëron një zonë me bar, gjethe ose shkurre, e cila ndodhet anash rrugës dhe rrezikohet nga ndezja e zjarreve.
5. Sinjali në figurë ndalon qarkullimin e autoveturave që përdorin si karburant naftën.
6. Sinjali në figurë gjendet në pjesë rruge ku kryhen pastrime.
7. Sinjali në figurë detyron drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë me zinxhirë ose me goma për borë.
8. Sinjali në figurë tregon se duhet t’i japim përparësi mjeteve që vijnë përballë nesh.
9. Sinjalistika në figurë tregon se jemi në një rrugë me të drejtë përparësie.
10. Sinjalistika e paraqitur në figurë tregon se në këtë karrexhatë, në pjesën e vijës zigzage të verdhë, është i ndaluar pushimi i mjeteve.
11. Sinjalistika horizontale e paraqitur në figurë ndalon kryerjen e manovrës së ndryshimit të sensit të lëvizjes.
12. Semafori në figurë, me fenerin jeshil të ndezur, lejon këmbësorët të kalojnë karrexhatën.
13. Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e lëvizjes në varësi të kushteve atmosferike.
14. Kur qarkullojmë në kohë me shi duhet të shmangen frenimet e papritura e të pakontrolluara.
15. Sipas sinjalistikës në figurë, mjeti L mund të kthehet djathtas ose të kalojë drejt kryqëzimin.
16. Mjetet që përshkojnë një kurriz rruge në një rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje, duhet të lëvizin sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës.
17. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, radha e kalimit të mjeteve është: R, D, A.
18. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti S i jep përparësi mjetit C.
19. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, i jepet të drejtë njërit nga mjetet, pastaj të tjerët zbatojnë rregullin e dhënies përparësisë nga e djathta.
20. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjetet kalojnë sipas radhës: C, R, H, A.
21. Në kryqëzimin e paraqitur në figurë, mjeti C e kalon kryqëzimin i fundit.
22. Para se të fillojë parakalimin, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë në kohë sinjalin përkatës, për t’i treguar drejtuesit të mjetit që ka mbrapa se ka ndërmend të kryejë parakalim.
23. Në rast bllokimi të karrexhatës, për shkak të rënies së ngarkesës nga mjeti, drejtuesi i mjetit duhet të vendosë trekëndëshin e rrezikut mbi 50 metra prapa mjetit, në rrugë interurbane dytësore edhe kur ngarkesa duket.
24. Në rast aksidenti rrugor, drejtuesi i mjetit duhet të veprojë duke ruajtur gjendjen e vendit të aksidentit si dhe gjurmët e tij, por gjithmonë duke garantuar sigurinë e qarkullimit.
25. Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit ndalohet vetëm në autostrada.
26. Ishulli i trafikut është një zonë e rezervuar për qarkullimin e mjeteve.
27. Drejtuesi i mjetit duhet të lëvizë majtas dhe djathtas për të shmangur këmbësorët që ecin mbi vendkalimin e tyre.
28. Sinjali në figurë tregon se rruga interurbane të çon në destinacionet e shënuara në të.
29. Sinjali në figurë tregon se, pas distancës 24 metra, ndodhet një dalje nga rruga.
30. Në prani të sinjalit në figurë lejohet përdorimi i borive.
31. Sinjali në figurë tregon një rafineri nafte në afërsi të rrugës.
32. Tabela në figurë përdoret nga punonjësit që rregullojnë trafikun, për shkak të punimeve që bëhen në rrugë.
33. Panelet plotësuese në figurë tregojnë distancën minimale dhe maksimale të sigurisë që duhet të ruhet ndërmjet automjeteve.
34. Paneli plotësues në figurë tregon një pjesë rruge, në të cilën ndalohet tërheqja e mjeteve.
35. Ndalohet pushimi i mjetit në vendet e caktuara për pushimin e mjeteve të invalidëve.
36. Simboli në figurë bëhet i dukshëm në kroskot, kur temperatura e vajit lubrifikues që qarkullon në motor rritet mbi normën e lejuar.
37. Pajisjet e sinjalizimit zanor (boritë) ndalohen të përdoren në rrugët interurbane kryesore.
38. Anulimi i lejedrejtimit bëhet kur zotëruesi humbet përgjithmonë kërkesat e nevojshme psiko- fizike.
39. Për të ulur konsumin e karburantit është mirë të shmangen ngarkesat e tepërta në mjet.
40. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë parasysh se nëse shpejtësia rritet 2 herë, hapësira e frenimit rritet 4 herë.
Urime, keni kaluar.
Pikët tuaja: 37
Pikët për kalim: 36
Gjithsej pikë: 40
![](https://i.ytimg.com/vi/6ArNILQEekM/maxresdefault.jpg)