13 nentor, 2017
Është shoqëruar me debate Komisioni i Ligjeve i cili po shqyrton projekt buxhetin e për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Debati ka nisur për shkak se Përfaqësuesi i KQZ, Klement Zguri pasi bëri një rezyme të fondit që ka në dispozicion ka kërkuar gjithashtu dhe disa fonde shtesë, sipas tij për logjistike dhe infrastrukture.
DEBATI
Klement Zguri: Kërkojmë fonde shtesë për logjistikë dhe infrastrukture. Magazina që kemi kërkon investimet dhe rikonstruksion. Ne po punojmë me makina të vitit 1994 dhe janë jashtë përdorimit.
Bashkim Fino: Ne kemi financuar gjithmonë KQZ. Me këtë projekt buxhet është në rregull, janë shtuar dhe 6 punonjës në KQZ, është shtuar dhe fondi i pagave. Problemet janë çështje të dorës së dytë. Nëse ka nevojë për një magazinë e ja japim se kalon direk me VKM.
Përfaqësuesja Ministria e Financave: Buxheti është i mjaftueshëm për KQZ-në.
Oerd Bylykbashi: Çështje a e reformës zgjedhore nuk ka lidhje me buxhetin. Është detyrimi ynë që ti japim ato para që tani, KQZ-në. Në si Parlament nuk i kemi dhënë fondet e mjaftueshme. Flasim për ata që është sot, një gur themeli është administrata, dhe duhet ti menaxhoj jo vetëm në vitin zgjedhor. Kemi tentativa për ç`bërjen e pavarësisë së këtij institucioni. Këto që kërkon janë bazë, magazinat për ruajtën e materialeve është primare. Gjithmonë ka qenë në vështirësi. Duhet të pajiset me çdo gjë që kërkon
Copyrighted by News24 Albania
Per me shume video,lajme vizitoni website [ Ссылка ]
Ещё видео!