Plakja është një ndër gjërat më të ‘frikshme’ dhe më pak të mirëpritura veçanërisht nga gratë. Ato e vuajnë këtë fakt më shumë se sa meshkujt. Lëkura fillon të humbasë elasticitetin, fillon shfaqja e pikave kafe dhe rrudhave të para.
Një pjesë e mirë e grave përdorin produkte kozmetike për të mbajtur lëkurën e butë. Por, kostoja e tyre bëhet pengesë për shumë të tjera, që jodomosdoshëmrisht kanë mundësi ekonomike për t’i blerë. Shtoi kësaj edhe faktin se ato përmbajnë kimikate të ndryshme që më shumë e dëmtojnë lëkurën.
Tanimë, gratë mbi 40 vjeç nuk kanë nevojë të shpenzojnë kaq shumë para për të blerë produkte të ndryshme sepse me këtë recetë problemi zgjidhet menjëherë. Ju duhen vetëm 2 përbërës të kombinuar sëbashku për të fshehur shenjat e plakjes.
Përbërësit:
1 lugë gjelle krunde gruri (të bluara)
1 limon (lëngu)
Përgatitja:
Hidhni të dy përbërësit në një enë të vogël dhe përziejini mirë derisa të bëni një lloj paste. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Shmangni zonën rreth buzëve dhe syve.
Shënim: Nëse keni lëkurë të ndjeshme është mirë ta shmangni përdorimin e kësaj maske fytyre. Lëngu i limonit mund të shkakktojë një ndjesi djegieje dhe kruarje, por në ato 15 minuta është shumë normale.
Ещё видео!