TIRANE - Deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi dhe Durim Bami, i akuzuar prej tij si personi që do ta vriste gjashtë muaj më parë nën urdhrin e Metës, kanë zhvilluar këtë të shtunë seancën e dytë të ballafaqimit mes tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Për afro 9 orë kanë qëndruar së bashku në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tom Doshi dhe Durim Bami. Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore duke pasur përgjigje të ndryshme për pyetjet e hetuesve.
Seanca e ballafaqimit është ndërprerë dy herë për të pushuar, por pa dalë nga ambientet e akuzës. Durim Bami ka qenë i shoqëruar gjithë kohës nga Avokati Ilir Murati, i cili refuzoi komentet duke deklaruar se është sekret hetimore.
Ещё видео!