TIRANE - Mes dëshmitarëve të shumtë, të cilët kanë parë skenën e atentatit mafioz ndaj bankierit Artan Santo, për Policinë e Shtetit dy më kryesorët konsiderohen roja private i bankës, i cili ka qenë dy metra larg vendit të ngjarjes si dhe një polic rrugor i ndodhur në kryqëzimin e rrugës "Ibrahim Rugova" me "Ismail Qemalin" vend ku ndodhet dhe banka Credins. Aktualisht të shoqëruar janë mbi 25 persona ndërsa 80 oficerë kriminalist janë duke punuar me dëshmitë e personave të ndodhur në vendngjarje si dhe me verifikimet e pamjeve filmike të marra nga kamerat e sigurisë.
....
Në atentatin ndaj biznesmenit Artan Santo nuk kanë munguar dhe dëshmitarët e shumtë të cilët kanë parë skenën e ngjarjes dhe kanë dëgjuar 6 krismat, mes tyre roja private i bankës dhe polici rrugorë, i cili pak çaste para atentatit i ka kërkuar dy atentatorëve të hiqnin motorrin nga ku kishin parkuara para bankës.
Aktualisht në hetime janë përfshirë rreth 80 oficerë kriminalist, të cilët veç dëshmive, po merren dhe me verifikimet e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë si të bankës dhe të rrugës "Ibrahim Rugova" pasi në këtë perimetër ka një numër të konsiderueshëm kamera sigurie të cilat kanë fokusuar çka ndodhur.
![](https://i.ytimg.com/vi/6PI0JWorsls/maxresdefault.jpg)