[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një dite para protestës së opozitës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha beri apelin e fundit drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje masive. Basha ironizoi nga selia e Partisë Demokratike edhe turin e kryeministrit Edi Rama të pastrojmë më tej Shqipërinë. Lideri i opozitës teksa akuzoi qeverinë për lidhje me krimin u kërkoi të rinjve të marrin fatet e vendit ne dorë. Kreu i Demokratëve në fjalën e tij të fundit para protestës së nesërme tha se dita do të hyjë në histori si 8 dhjetori i dytë, ku të rinjtë do të jenë sërish në këmbë për lirinë e tyre. Marshimi nis ne orën 11 ne sheshin “Skënderbej” aty ku kryetari i Partisë Demokratike do u bashkohet protestuesve për të vazhduar ne bulevardin “Dëshmoret e kombit” deri përballe Kryeministrisë. Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar dhe të 5 komisariatet e kryeqytetit, por edhe forcat speciale të FNSH.
![](https://i.ytimg.com/vi/6QEsh-bOVsM/maxresdefault.jpg)