Do të sillen si ekspertë operatorët e televizioneve private. Ky ka qënë vendimi i gjyqtarit Gent Sinani që po gjykon dosjen e çeshtjes së 14 Shtatorit. Në sallë sot kanë qënë prezentë tre ekspertë të laboratorit kriminalistik kur ato kanë kërkuar ndihmën e specialistëve të televizionit për të arritur një përfundim të saktë.
Specialistë të Kinostudios, Televizionit Shtetëror, Tv Klan , TVA, Shijak Tv dhe Tv Koha do të duhet të japin opinionin e tyre në lidhje me pamjen e kasetave filmike që ka paraqitur organi i akuzës. Ndërsa avokatët mbrojtës kanë qënë kundër ardhjes së tyre duke thënë se tre ekpsertët kriminalistikë mjaftojnë dhe se akuzat do të provojnë me çdokush fajësinë e klientëve të tyre.
Të Hënën pritet që inxhinierë dhe operatorë të televizioneve dhe ekspertë të dëshmojnë në sallë vërtetësinë dhe origjinalitetin e kasetave në të cilat akuza akuzon të panderurit për pjesëmarrës në ngjarjet e 14 Shtatorit 1998.
Gazetar: Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.ru/pic/6cld6Nl0jKk/mqdefault.jpg)