Lajme arkiva 2006
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka konfirmuar gjatë një intervistë për Televizionin Klan disa qëndrime të deputetëve brenda grupit parlamentar që kërkojnë prej tij lënien e njërit prej dy posteve. Majko përveç sekretarit të përgjithshëm në selinë rozë, mban edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Megjithatë ai është treguar i hapur ndaj vërejtjeve që janë bërë.
Pandeli Majko: “Është parashikuar në statut. Nuk mendoj se ia vlen të futemi në debate të tilla tani. Megjithatë unë jam duke reflektuar sepse mendoj se asnjë nuk e ka me tapi atë pozicion që ka. E rëndësishme është që të bëjmë opozitarizmin. Të bëjmë atë për çfarë ne jemi votuar.”
Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste disa prej deputetëve kanë qenë të mendimit se për shkak të mbingarkesës Majko të mos jetë në gjendje të mbaj të dy funksionet e tij. Por megjithatë Majko nuk i ka interpretuar si përçarje brenda grupit të Partisë Socialiste.
Pandeli Majko: “Debatet pune që vazhdojnë përpara për të bërë atë punë të cilën ne duhet ta bëjmë më mirë. Është fjala për opozitarizmin. Po nuk bëmë opozitë dhe u morëm me njëri tjetrin na ka marrë lumi.”
Ndërkohë burime të grupit parlamentar artikulojnë emrin e Gramoz Ruçit si kandidat për postin e kryetarit të grupit parlamentar./tvklan.al
Gazetare: Sonila Agostini
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!