Një ditë pasi Presidenti Joe Biden paralajmëroi se do hakmerret pas sulmit terrorist të organizuar nga ISIS, Shtetet e Bashkuara sulmuan me dron një prej organizatorëve të Shtetit Islamik në Afganistanin lindor.
Ngjarja vjen si kundërpërgjigje pas sulmit terrorist jashtë aeroportit të Kabulit, ku mbetën të vrarë dhe rreth 170 qytetarë, mes të cilëve 13 ushtarë amerikanë.
Anëtari i dyshuar i grupit ISIS ështe shënjestruar në Provincën Nangahar. Një dron Reaper, i lëshuar nga Lindja e Mesme, goditi militantin ndërsa ai ishte në një makinë me një anëtar tjetër të shtetit islamik, duke i vrarë të dy, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.
Shumica e ekstremistëve të ISIS besohet se fshihen në provincën në lindje të Kabulit.
Presidenti Joe Biden u zotua të premten se Washingtoni do të gjejë personat përgjegjës për sulmin terrorist dhe tha se ka udhëzuar Pentagonin të hartojë plane për të goditur autorët.
“Ata që kryen këtë sulm, si dhe kushdo që kërkon që do t’i bëjë keq Amerikës duhet ta dijë se: Ne nuk do të falim, do t’ju kapim dhe do t’ju bëjmë të paguani”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, agjencia Reuters shkruan se forcat amerikane në Kabul po përgatiten për sulme të tjera nga Shteti Islamik.
Në dy javët e fundit, më shumë se 100.000 shtetas janë evakuuar nga vendi, që tashmë drejtohet nga talebanët, ndërsa afati i caktuar nga SHBA për të tërhequr trupat e saj, përfundon të martën.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Bombardimet#TopChannelNews
Ещё видео!