Turqia nisi në hapësirë satelitin e parë të komunikimeve, Turksat 6A, të prodhuar nga vetë shteti.
Një raketë e kompanisë SapceX nisi satelitin nga Stacioni i Forcave Hapësinore në Florida të SHBA-së.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nisja e këtij sateliti në hapësirë shënon një “faze të re” për Turqinë në prodhimin e satelitëve
“Si Turqi, ne kemi prodhuar më shumë se 81% të nënsistemeve, stacioneve tokësore satelitore dhe softuerëve në projektin 6A, i cili ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit tonë në hapësirë, me burime kombëtare”, tha Erdogan.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, tha se sinjali i parë nga Turksat 6A është marrë 67 minuta pas nisjes së tij, ashtu siç ka qenë e planifikuar. Sateliti tani do t’i mundësojë Turqisë të arrijë edhe në Indi, Indonezi, Malajzi dhe Tajlandë.
Sipas ministrit, Turksat 6A është rezultat i një përpjekjeje 10-vjeçare për të prodhuar satelit vendor. Me këtë hap, Turqia është bërë një nga 11 vendet që e kanë arritur qëllimin.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Turqia#TopChannelNews
Ещё видео!