Pas disa ditësh heshtjeje, ‘Babalaj’ është kthyer sërish në ‘mollë sherri’ mes palëve politike. Ishte kreu i PD, Lulzim Basha, që deklaroi se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit për të vëllanë, që audio-përgjimi i dëshmitarit ‘X’ do të vlerësohet jo autentik.
Përmes një konference për media pas seancës plenare, Basha theksoi se Prokuroria e TIranës me urdhër nga lart veproi gjatë natës për regjistrimin e kallëzimit penal të Agron Xhafajt. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i menjëhershëm i PS.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se avokati dhe varrmihësi i Babales ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysmë, 4 në Parlament, gjysmë në internet dhe 1 në kuzhinën e baltës së SHQUP-it. Sipas Ballës, kreu i PD e futi Babalen në gropën ku tani po bie vetë.
![](https://i.ytimg.com/vi/6nvkb8UwJq4/maxresdefault.jpg)