Danilo Vucic, djali i presidentit serb Aleksander Vucic, ka qenë person i padëshirueshëm nga mali i zi. Media opozitare Nova, raporton se atij i është ndaluar hyrja në këtë shtet për shkak të lidhjeve me një klan kriminal.
“Danilo Vuçiçi u shpall person me interes për sigurinë për shkak të afërsisë së tij me një klan kriminal që vepron si në Mal të Zi ashtu edhe në Serbi. Disa herë në publik janë shfaqur pamjet ku Danilo Vuçiçi ka qenë në shoqërinë e disa anëtarëve të atij klani dhe këtë e kanë parë jo vetëm qytetarët, por edhe shërbimet e sigurisë dhe për këtë është vendosur që Danilo Vuçiçi të futet në këtë listë të personave të cilëve u është ndaluar hyrja për masë paraprake në atë vend”, ka thënë një burim i mirëinformuar i “Nova”-s nga Mali i Zi. Por, zyrtarët serbë thonë se nuk janë në dijeni të një lajmi të tillë. Vetë kryeministrja, Ana Brnabic, tha për televizionin serb Pink se nuk ka patur informacione se Danilo Vucicit i është ndaluar hyrja në mal të zi as ajo dhe as vetë presidenti. Sipas saj, presidenti dhe qeveria serbe janë vënë në shënjestër të sulmeve të rënda. “Ajo që po i bëhet presidentit Vuçiç me sulme ndaj familjes së tij, nuk ka kurrfarë lidhje me Danilon, është sulm direkt ndaj presidentit Vuçiç”, tha ajo. Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka bërë të ditur ndërkohë se lista e të huajve të cilëve u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, është rishikuar dhe prej saj janë hequr 18 persona, përfshirë Danilo Vuçiçin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Non-grata#DaniloVucic#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/6qgjd0w8jPM/maxresdefault.jpg)