Rrjeti social TikTok hoqi më shumë se 113 milionë video midis prillit dhe qershorit të këtij viti, sipas raportit tremujor të kompanisë.
Video të shumta janë hequr për shkelje të rregullave të përdorimit, por kjo është vetëm një përqindje e vogël në krahasim me sasinë e përmbajtjes që publikohet në TikTok. Më saktësisht, 113 milionë video përfaqësojnë vetëm 1 për qind të numrit total të publikuar gjatë tre muajve.
Arsyeja më e zakonshme për heqjen e një videoje është shkelja e rregullave që lidhen me sigurinë e të miturve, që është pak më pak se 44 për qind e videove të hequra. Arsyet e tjera të shpeshta janë aktivitetet e paligjshme, si dhe përmbajtjet e qarta dhe aktivitetet seksuale, sipas raportit.
Një numër në rritje i videove në TikTok po hiqen nga sistemet e automatizuara të platformës, me rreth 48 milionë të hequra tremujorin e kaluar.
Gati 96 për qind e videove në periudhën tre mujore u hoqën përpara se përdoruesit t’i raportonin ato në TikTok. Kompania tha se përdor mjete të automatizuara dhe analiza njerëzore kur shqyrton përmbajtje që mund të shkelin kushtet e përdorimit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TikTok#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/6tfS01pci8M/maxresdefault.jpg)