Tragjedia e autobusit në Siegen të Gjermanisë, ku një grua me origjinë gjermane sulmoi me thikë udhëtarët duke plagosur 6 vetë, mund të kishte pasur përmasa edhe më të rënda po të mos ishte për ndërhyrjen e disa grave shqiptare që ndodheshin në mjet. "Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi", deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus. Ai sqaroi se gra gra me origjinë shqiptare “kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar sulmuesen, duke evituar kështu një bilanc edhe më thellë të prekurish nga gjesti i saj. Dy prej të lënduarve në atë incident janë në gjendje kritike për jetën. DË bisedoi me njërën prej grave shqiptarem, emrat e të cilave për momentin nuk janë bërë publike. Ajo rrëfeu se ka qenë bashkë me katër fëmijët duke shkuar në festë në qytetin Siegen.”Ishimk në autobus dhe po kalonim shumë mirë, kur papritur dëgjuam një ulërimë. Njëra nga gratë e tjera shqiptare i kapi thikën me dorë autores, ndërsa tjetra e rrëzoi. Unë i tërhoqa cantë dhe së bashku,e shtrimë në tokë. E mbajhtëm mbërthyer derisa erdhi policia”, rrëfeu ajo. Shqiptarja që mbajti thikën me dorë mori nëj plagë të madhe, dhe u trajtua në spital. Gjnedja e saj është e mirë, por të treja janë përjetuar një shok të fortë. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktima të sulmit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermania#Shqiptaret#TopChannelNews
Ещё видео!