Smoothie! Një fjalë kjo e huaj për nga prejardhja por jo për sa i përket njohjes sonë me të. Tashmë kjo pije gjëndet në cdo menu të bareve apo restoranteve në vëndin tonë. Konkretisht një smoothie është një pije e trashë e përbërë nga fruta organike dhe ingredientë të tjerë si qumështi, kosi, akullore apo thjesht ujë dhe akull. Përqindja e të qënit një pije e shëndetshme varet nga përbërësit që ne përfshijmë në të. Pra duhet të jemi të kujdesshëm të mos e teprojmë me sasinë e sheqerit apo ingredientë jo natural.
Ne kemi përgatitur një tutorial se si mund të realizoni një smoothie në shtëpine tuaj në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.
Ingredientët që do t’ju duhen :
1. Një gotë luleshtrydhe të pastruara
2. Një kokërr Mango
3. Një banane
4. Një gotë kos pa yndyrë
5. Një gotë ujë
Ещё видео!