Nuk është vetëm RENEA struktura që ndërmerr operacione speciale. Ajo është në varësinë e Ministrisë së Brendshme, por një tjetër strukturë varet nga Ushtria dhe ka emrin BOS, ndryshe Batalioni i Operacioneve Speciale.
Por ndryshe nga RENEA, njësia speciale e Ushtrisë nuk vepron vetëm në territorin shqiptar, por edhe në rajon, sepse është konsideruar edhe nga NATO si njësia më elitare e Ushtrisë Shqiptare si dhe një nga njësitë më të mira të operacioneve special. Kjo njësi është e ngarkuar me operacione të posaçme në kohë lufte dhe para së gjithash me kundër-terrorizmin në kohë paqeje.
Batalioni i Operacioneve Speciale është krijuar në vitin 1999 si një përgjigje e drejtpërdrejtë për situatën gjeopolitike në rajon. Menjëherë pas krijimit të tyre, ekipet e BOS u vendosën përgjatë kufirit shqiptaro-jugosllav gjatë Luftës së Kosovës në 1999 dhe më vonë përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas gjatë luftës në vitin 2001.
Gjatë këtyre dy konflikteve, detyrat kryesore të BOS ishin zbuluese dhe me rreze të gjatë patrulluese. Në vitin 2002, operatorët e BOS u vendosën në Afganistan si pjesë e operacionit “Liria e Qëndrueshme”. Në Afganistan, kontingjentet e para operuan nën komandën turke dhe detyrat e tyre merreshin kryesisht me patrullimin e zonave përreth Kabulit.
Në vitin 2004, Shqipëria ka dërguar një njësi prej Batalionit të Operacioneve Speciale në Mosul si pjesë e operacionit “Liria e Irakut”. Njësia së bashku me njësitë e tjera të Regjimentit Komando ishin përgjegjës për sigurinë bazë.
Në korrik të vitit 2010, një detashment i 44 burrave (me emrin e koduar Eagle 1) nga BOS u pozicionuan në Kandahar, Afganistan. Ndryshe nga pjesa tjetër e kontigjenteve të mëparshme shqiptare, kjo njësi ka qenë drejtpërdrejt e përfshirë në operacionet luftarake. Besohet se njësia ka punuar ngushtë me SHBA-të rreth zbulimit ushtarak dhe ishte përgjegjës për zbulim të thellë prapa linjave të talebanëve, si dhe mbledhjen e inteligjencës mbi objektivat e Lartë me vlerë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#BOS#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/727mUe-nJo8/maxresdefault.jpg)