[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ajo po lufton me kancerin e gjirit, sëmundje të cilën e zbuloi vetëm pak muaj më parë e sot endet korridoreve të spitalit onkologjik me besimin se do te shërohet plotësisht.39-vjeçarja çdo javë i nënshtrohet kimioterapive, të cilat duket se e lodhin shumë, por sërish gjen forcën të buzëqeshë e të thotë se jeta është e bukur.Ndërkohë që mundohet të vazhdojë jetën normalisht e tu japë kurajo fëmijëve të saj, ajo u bën apel të gjitha grave të bëjnë kontrolle periodike tek mjeku.I njëjti apel vjen edhe nga shërbimi onkologjik, ndërsa mamografite ofrohen falas.Mjeket thonë se ndërgjegjësimi i grave sa vjen e po rritet dhe se diagnostikimi në fazë të hershme po shpëton shumë jetë. Vetëm gjate vitit te kaluar u diagnostikua 708 raste te reja me kancerin e gjirit. Ndërsa 230 gra e humben betejën me sëmundjen.
Ещё видео!