HIMARË- Kryeministri Edi Rama ka shmangur një përballje me ish-të përndjekurit politikë. Dosja.al ka mësuar se në momentin që Kreu i Qeverisë ka njoftuar se do të kishte një takim në Himarë me përfitues të certifikatave të pronësisë, efektivët e policisë së Himarës kanë shoqëruar në komisariat Aleko Balën.
Bala është kreu i ish-të përndjekurve politikë në Himarë dhe për të mos pasur një përballje me kryeministrin Edi Rama është mbajtur në qeli deri në momentin që Kreu i qeverisë është larguar që aty.
Dosja.al ju sjell edhe pamjet nga momenti i largimit të Ramës nga Himara, bashkë me eskortën e sigurisë.
(f.m/dosja.al)
![](https://i.ytimg.com/vi/78hUHsJAMsk/mqdefault.jpg)