Ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump i është hequr imuniteti si ish-president dhe mund të ndiqet penalisht lidhur me akuzat për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Trump pretendonte para drejtësisë se ai ishte i imunizuar nga akuzat penale për veprimet që sipas tij i përkisnin detyrave të tij gjatë kohës kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por vendimi i një gjykate amerikane në Uashington e rrëzoi këtë pretendim duke i hapur rrugën kështu ndjekjes së tij penale për akuzat e ngritura.
Avokatët e Trump kishin argumentuar se nëse udhëheqësit e ardhshëm do të besonin se ata mund të akuzoheshin për veprimet e tyre si president, ata do të hezitonin të vepronin brenda rolit të tyre.
Ish-presidentit amerikan mund të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë.
Seanca e gjyqit për akuzën për komplot në zgjedhje ishte caktuar paraprakisht me 4 Mars, por kjo datë është shtyrë dhe ende nuk ka një datë tjetër se kur pritet të shqyrtohet kjo padi. Vlen të theksohet se sa më shumë të shtyhet data për gjykimin e çështjes aq më shumë kohë pritet të marrë Donald Tramp për fushatën e tij, dhe sa kohë nuk do të kete një vendim final për akuzat, ai nuk ka asnjë pengesë për të qenë kandidat zyrtar në zgjedhjet e nëntorit nëse nominohet si kandidati final në përballje me demokratët.
Heqja e imunitetit të Trump vjen në një kohë kur brenda Republikaneve, por edhe Demokratëve po zhvillohet një garë brenda partisë për të përzgjedhur kandidatin që do të garojë për kreun e Shtëpise së Bardhë në këtë nëntor.
Trump, i cili ka refuzuar të dalë në debat me kandidatët e tjerë republikanë për president është shprehur së fundmi se do të donte të përballej në një debat me presidentin Joe Biden. Ish-presidenti dhe Biden debatuan dy herë gjatë garës për zgjedhjet e vitit 2020.
Një debat i tretë u anulua pasi 77-vjeçari u prek nga Covid-19 dhe nuk pranoi të merrte pjesë në një debat virtual. Tradicionalisht para zgjedhjeve në SHBA mbahen tre debate presidenciale.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/79Mjs4xK_e0/maxresdefault.jpg)