Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Jaho Mulosmani ka qenë sërish personazhi i gjyqit Hajdari. Kjo seancë ishte planifikuar për pyetjet e avokatëve apo të pandehurve të tjerë ndaj ish-shefit të rendit në Tropojë. I pari që e ka pyetur Jahon, ishte vetë avokati i tij Vladimir Meçe. Edhe një herë Jaho ka përshkruar në detaje ditën e 12 Shtatorin 1998.
Nga makina ku ishim ne të tre në mbrëmje para selisë së PD, tha Jaho, unë Fatmir Haklaj dhe Naim Çangu, doli vetëm Fatmiri kur pa të vinte Azemi me shoqëruesit e tij. Haklaj tha Jaho, i cili më tha se kishte ardhur aty për një punë kasete, e qëlloi Azemin duke e vrarë atë dhe plagosur bodigardin Neza dhe pasi e zuri gjaku qëlloi dhe mbi Naim Çangun dhe më pas mbi Besim Çerën. Unë nuk kisha asnjë mundësi parandalimi të këtij krimi tha Jaho, pasi kam dalë nga makina vetëm pak minuta pasi Fatmiri të vriste viktimën e fundit.
Nuk kam pasur asnjë armiqësi me Azem Hajdarin iu përgjigj avokatit të tij Jaho Mulosmani dhe nuk e kam ditur se Fatmir Haklaj do e vriste Azemin. Megjithatë, tha Jaho, unë insistojë që në sallë të gjyqit të vijë Sali Berisha, pasi ai e di mirë se kush e nxori Azemin nga selia, për të ardhur drejt nesh. Më pas Jaho Salihi ka komunikuar dhe me të pandehurit Fatmir Meta e Ismet Haxhia, për të sqaruar raportet mes tyre.
Prokurorët nuk e pyetën Jahon, pasi ky i fundit nuk ishte i përgatitur për këtë, duke e lënë për në seancën e ardhshme. Ndërsa për Fatmir Metën u vendos që t’i kërkohej spitalit të burgut që të bënin ekspertizën e plagës së tij në këmbë, duke e lënë sërish me arrest në burg. Seanca e ardhshme u la për 7 Shtator./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!