Ndonëse prej muajit gusht nuk dihet asgjë për fatin e tij, Gjykata e Lartë ka caktuar datën 2 mars për shqyrtimin e ankesës të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Bëhet fjalë për një ankim që ka bërë për ngjarjen e vitit 2018, kur pas një konflikti të armatosur mes dy grupeve rivale mbeti I vrarë Fabian Gaxha.
Ervis Martinaj u arrestua në atë kohën për ngjarjen e bllokut ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato e vetë Martinaj.
Pas disa muajsh në burg, Martinaj u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës. Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm.
Pak ditë me parë me kërkesë të SPAK, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje, ndonëse vetë Kryeministri Edi Rama I ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku që të zbulojë se ccfarë ka ndodhur me këtë personazh të rëndësishëm të botës së krimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ErvisMartinaj#Bllok
![](https://i.ytimg.com/vi/7NS8YXrhom8/maxresdefault.jpg)