Ka shkuar në 90 numri i pacientëve që i janë drejtuar spitalit të Bulqizës me shenja helmimi. Ende nuk ka një arsye konkrete se çfarë mund ta ketë shkaktuar helmimin, pasi pacientët e dyshuar të helmuar nuk janë qenë të gjithë të një lagjeje apo fshati, por të shpërndarë në Bashkinë e Bulqizës.
Prefekti i qarkut Dibër Nexhmedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit. Një tjetër arsye mendohen edhe virozat, por përgjigja do të behët e mundur pas përfundimit të analizave. Qytetarët janë paraqitur në spital me temperaturë dhe të vjella, dhe janë kryesisht të moshës 30-40 vjeç, por mes tyre ka pasur edhe fëmijë.
Kjo është një ngjarje e përsëritur në Bashkinë e Bulqizës, pasi e njëjta situatë ndodhi edhe vitin e kaluar ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën të helmuar në qendrën shëndetësore të Gjoricës, pas ndërhyrjes në rrjetin e ujit të pijshëm të fhsatit. Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. Policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bulqize#Pacientet#
![](https://i.ytimg.com/vi/7OutoAyJ9v4/maxresdefault.jpg)