Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha se ka anuluar thuajse të gjithë fluturimet e tij në qendrat kryesore gjermane në Mynih dhe Frankfurt të premten pasi pilotët hynë në grevë. Kompania ajrore anuloi 800 fluturime më 2 shtator duke prekur 130 mijë pasagjerë – tha Lufthansa.
Pilotët hynë në grevë pasi negociatat me kompaninë për pagat, dështuan.
Greva nisi në orët e para të së premtes dhe do të përfundojë në mesnatë.
Kompania shprehu keqardhje për vendimin e sindikatës duke thënë se ajo kishte bërë një ofertë shumë të mirë që do të rriste pagën bazë të pilotëve me 900 euro në muaj. Sindikata e pilotëve po kërkon ndërkohë një rritje page prej 5.5 për qindësh deri në fund të vitit, kompensim automatik për inflacionin dhe rregullim të sistemit të pagave. Lufthansa tha se e gjithë paketa e kërkuar nga sindikatat do ta rriste koston e personelit të pilotëve me 40 për qind ose me 900 milionë euro. Sindikata sidoqoftë tha se për të evituar problemet kompania duhet të dilte me një ofertë të përmirësuar ndjeshëm. “aktualisht, jemi shumë larg me qëndrime”, thanë sindikatat. Me inflacionin në rritje, problemi i pagave është bërë një pikë e nxehtë në të gjithë evropën. Cmimet në gjermani janë rritur me 7.9 për qind krahasuar me fillimin e vitit, sipas të dhënave të publikuara këtë javë nga agjencia federale e statistikave.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kaos#Gjermani#TopChannel
Ещё видео!