DIBER - Një sherr mes të rinjsh ka sjellë plagosjen e me levë të një 19 vjeçari ndërsa ka përfunduar në pranga edhe autori i saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 në Peshkopi në vendin e quajtur sheshi “Demokracia”, në afërsi të shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” ku i plagosur ka mbetur Arsen Jova 19 vjeç nga Katundi i Ri në komunën Luzni.
A1 Report ka mundur të sigurojë një kamera amatore, ku duket vendi ku ndodhi ngjarja.
Në vendin ku ndodhi sherri janë grumbulluar disa të rinj, të cilët dërgojnë të riun me makinë të rastit në spital, ku mëoshet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i plagosjes, Neritan Baraktari 23 vjeç, nga fshati Dohoshisht, fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe pas shpalljes në kërkim nga policia, është vetëdorëzuar rreth orës 13:00 forcave të rendit.
![](https://i.ytimg.com/vi/7Y2IwWFUAzM/maxresdefault.jpg)