Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në pikat e karburanteve në vend, si pasojë e trendit rënës së çmimit të tregtimit të një fuçie nafte në tregjet ndërkombëtare.
Në mbledhjen e kësaj të premte, ministrja e ekonomisë dhe financave, drejtorët e tatimeve dhe doganaves si dhe disa përfaqësues të tregtimit të karburanteve, vendosën nivelin e çmimit tavan për naftën, benzinën dhe gazin, i cili do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Në pikat e tregtimit me pakicë të karburantit në vend, çmimi i naftës duke filluar nga kjo e premte, kushton 9 lekë më pak. Qytetarët do të mund të blejnë një litër naftë për jo më shumë se 219 lekë. Benzina do të tregtohet me një çmim tavan prej 205 lekë për liter nga 209 që ishte më parë. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në nivelin e 115 lekë për litër, për të cilën konsumatorët familjarë nuk paguajnë më akcizë.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Organet e përcaktuara me ligj, pra Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit, qoftë nëpërmjet verifikimit të faturave të prera nga pikat e karburanteve apo edhe nëpërmjet kontrolleve të thelluara në terren. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bordi#Vendimi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/7YzdJr1pxjc/maxresdefault.jpg)