Lajme Arkiva 2001
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin, Ilir Meta për shpërdorimin e miliarda lekëve në KESH. Në një konferencë për gazetarët zoti Berisha ka paraqitur një dosje me dokumente të cilat sipas tij janë të firmosur nga kryeministri Meta për të blerë energjinë elektrike me prokurim të drejtpërdrejtë ose me kuotim.
“Me 26 miliard lekë blerje direkte apo me kuotim , domethënë nga kompanitë që do ti, dhe jo nga ata që shesin me lirë energjinë. U ble energji sa mund të blihet me 18 miliard lekë me tender të hapur. Blerjet e drejtpërdrejta dhe ato me kuotim rezultojnë mbi 20% më të shtrenjta sesa çmimi mesatar i tregut të lirë të energjisë”, tha Berisha.
Duke akuzuar kryeministrin socialist se ka ngritur në KESH piramidë shumë më të rrezikshme se ajo e Rrapush Xhaferit apo Bashkim Drizës, Berisha e ftoi Metën në një debat publik në Televizionin Klan.
“Mirë do të jetë që zoti Meta t’i nxjerrë pak “Rrapushët” e tij dhe unë ekspertët e mij edhe të bëjmë transparencën e këtyre vendimeve para shqiptarëve. Unë i kam, nuk pretendoj të jenë të gjitha vendimet, por besoj se janë 95% e vendimeve të firmosura prej tij”, tha Berisha.
Ku mendoni ta bëni këtë transparencë Zoti Berisha?
“Në Tv Klan, unë propozoj Klanin”, tha Berisha.
Përsa i përket një takimi të përfolur me kreun e socialistëve, Fatos Nano, Berisha tha se ishte i gatshëm të bënte marrëveshje me këdo që do të caktonte Partia Socialiste e cila konsiderohet nga demokratët si i vetmi institucion legjitim në vend./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!