Veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputje të një pjese të Bosnjës dhe Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor: Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien u tregua mjaft i drejpëtdrejtë në komentet e tij për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Zyrtari i lartë amerikan theksoi megjithatë se forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe misioni i EUFOR-it në Bosnjë janë të gatshme “të pengojnë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë”. “Jam i inkurajuar gjithashtu që ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe, me autoritetet e Kosovës, në përpjekje për të trajtuar rreziqet e dhunës dhe të rritjes së përplasjeve në veri të Kosovës.
Mendoj se me këtë kemi një shans për procesin politik, që është dialogu (i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian), plani (evropian) i rritjes ekonomike dhe gjërat e tjera për të trajtuar shkaqet e dhunës", u shpreh ai. I pyetur se përse SHBA-ja mbështeti një tranzicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe pse Prishtinës iu lejua të blejë dronë, kur “sipas Rezolutës 1244, KFOR ishte e vetmja forcë e armatosur e lejuar në Kosovë”, O'Brien kujtoi se rezoluta vendosi “një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës".
"Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Por Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj”, sqaroi ai duke nënvizuar se ajo “po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj, por pa kërcënuar fqinjët e saj. Diplomati amerikan pohoi sidoftë se rruga e duhur mbetet ajo e bisedimeve dhe ritheksoi mbështetjene Ëashingtonit për dialogun Prishtinë-Beograd si dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JamesO'Brien#SHBA#TopChannelNews
Ещё видео!